Mbytet aksidentalisht një 44-vjeçare në lumin e fshatit Selitë-Mal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në fshatin Selitë-Mal, ku një 44-vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasja me iniciale B. P., rreth 44 vjeçe, dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit gjatë tentativës për ta kaluar atë, duke humbur jetën në mënyrë aksidentale.

Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe është nxjerrë nga lumi nga shërbimet përkatëse.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033