Mbyllet afati i aplikimeve për Forcat e Armatosura, Vengu u bën thirrje të rinjve të aplikojnë brenda 24 orëve

Kanë mbetur më pak se 24 orë për të aplikuar në thirrjen e radhës të Qendrës së Rekrutimit për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka përsëritur thirrjen drejtuar të rinjve dhe të rejave që të shfrytëzojnë këtë mundësi.

Vengu theksoi se Forcat e Armatosura përfaqësojnë një rrugë nderi dhe përkushtimi, duke ofruar jo vetëm stabilitet dhe karrierë profesionale, por edhe një eksperiencë që formon dhe transformon individin. Sipas tij, shërbimi ushtarak u jep të rinjve mundësinë të ecin përpara me një mision dhe përgjegjësi konkrete.

Ministri njoftoi se afati për aplikim përfundon më 16 janar 2026, ndërsa stërvitja bazë për kandidatët e pranuar do të zhvillohet në periudhën 9 shkurt – 17 prill 2026.

Autoritetet e Qendrës së Rekrutimit u kanë bërë thirrje të interesuarve të informohen brenda afatit, ndërsa procesi synon përfshirjen e brezit të ri në strukturat e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033