Në një mbledhje historike, Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë ka miratuar me unanimitet të plotë marrëveshjen me Partinë Demokratike për krijimin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
Ky hap i rëndësishëm ka shënuar një bashkim të fuqishëm të forcave opozitare në vend, të cilat synojnë një ndryshim të thellë politik dhe ekonomik për Shqipërinë.
Me miratimin e kësaj marrëveshjeje, dy partitë kryesore të opozitës bëhen pjesë e një koalicioni të fuqishëm, që ka si qëllim final çlirimin e Shqipërisë nga një qeverisje që konsiderohet e korruptuar dhe tërësisht nën ndikimin e krimit të organizuar. Kjo bashkëpunim vjen si një përgjigje ndaj qeverisë së Edi Ramës, e cila, sipas opozitës, ka dështuar në menaxhimin e shtetit dhe ka shkatërruar jetën e qytetarëve të zakonshëm.
Duke u bashkuar, Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike përfaqësojnë një forcë të pakundërshtueshme politike që është e vendosur të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë. “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është emri i këtij koalicioni, një emër që pasqyron aspiratat e larta për një Shqipëri të fuqishme, të begatë dhe të pastruar nga korrupsioni dhe krimi.
Deklaratat e liderëve të të dyja partive pas miratimit të marrëveshjes ishin të mbushura me optimizëm dhe besim për suksesin e aleancës. Ata theksuan se ky është momenti i duhur për të sjellë ndryshimin, pasi populli shqiptar është i lodhur nga qeverisja e Edi Ramës dhe kërkon një alternativë të re, të pastër dhe të drejtpërdrejtë.
Sipas opozitës, bashkimi i Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike është një hap i madh drejt fitores. Ky koalicion synon të kthejë Shqipërinë në një vend të zhvilluar, të pasur dhe të lirisë për qytetarët e saj, larg ndikimeve të krimit dhe korrupsionit që mbajnë peng zhvillimin e vendit.
“Ne jemi të bashkuar si kurrë më parë”, u shprehën liderët e opozitës, të cilët theksuan se ky është një moment i shpresës dhe i çlirimit të Shqipërisë nga “narkoqeveria” e Edi Ramës. Kjo aleancë është e vendosur të luftojë për një Shqipëri të lirisë, të pa varur nga klanet e korruptuara që kanë pushtuar shtetin.
Në fund të mbledhjes, Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë ka bërë thirrje për një mobilizim të gjerë të qytetarëve, për t’i dhënë fund qeverisjes aktuale dhe për të sjellë një epokë të re për Shqipërinë.