Mbledhja e Këshillit Bashkiak Fier miraton masa për zhvillim dhe mbështetje sociale

Në Fier u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak, ku u diskutuan dhe miratuan pika kyçe për zhvillimin e bashkisë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve nëpërmjet projekteve dhe ndihmave sociale.

Nën drejtimin e kryetares Antoneta Çunaj dhe praninë e kryetarit të bashkisë, Armando Subashi, Këshilli Bashkiak i Fierit mbajti mbledhjen e tij të radhës me një rend dite të pasur. Fokus i kësaj mbledhjeje ishin çështjet prioritare që synojnë avancimin e infrastrukturës, financave dhe mirëqenies sociale të komunitetit.

Në këtë mbledhje u miratua dhënia e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për muajin prill 2025, një masë që do të mbështesë familjet në nevojë dhe do të lehtësojë kushtet e tyre ekonomike. Kjo masë u prit me vëmendje nga të pranishmit dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të mirëqenies sociale.

Një lajm pozitiv u dha edhe për menaxhimin transparent të financave lokale, pasi u miratuan pasqyrat financiare të vitit 2024 për “Klubin Shumësportësh Apollonia” dhe për Bashkinë Fier.

Këshilli po ashtu miratoi projektet “BLUNEË” dhe “Circle”, dy iniciativa të rëndësishme që do të kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve në qytet. Një investim tjetër i domosdoshëm u bë për rikonstruksionin dhe zgjerimin e rrugës “Kastriot Muço”, duke rritur sigurinë dhe lehtësinë e qarkullimit në këtë zonë.

Në fushën sociale, u vendos dhënia me qira e një prone në fshatin Çlirim, si dhe ofruan ndihma financiare për familjet që u prekën nga zjarri dhe nga kushtet e vështira të banimit.

Mbledhja përfundoi me prezantimin e raportit të monitorimit për zbatimin e buxhetit të katërmujorit të parë të vitit 2025, që evidentoi një ecuri pozitive në menaxhimin financiar të bashkisë. Diskutimet e anëtarëve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit për të avancuar më tej zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së banorëve të Fierit.

Ndaj Postimin: