Vala e dytë e përmbytjeve ne Fier ka detyruar bashkinë të nisë një tjetër aksion për pastrimin e bregdetit. Mbetjet plastike, inerte dhe lëndë drusore që sollën vërshimet e lumenjve Vjosë dhe Seman në grykëderdhjet respektive llogariten të jenë qindra tonë të cilat janë shperndarë në të gjithë vijën bregdetare. Aksioni i dytë ka nisur këtë javë në bregdetin e Darëzezës për të vazhduar në Seman duke pastruar të gjithë vijën bregdetare
Sinkron Oldi Reseli inspektor i Ndërmarrjes së Pastrimit bashkia Fier
Mbetjet po depozitohen në landfilldin e inceneratorit të Fierit.