Sifi (Josif) Sotiri, një besimtar i devotshëm ortodoks nga fshati Mazhaj qendra administrstive Allkaj bashkia Lushnje , ka ndërmarrë një akt bujarie të rrallë duke dhuruar një sipërfaqe toke përpara Kishës së Shën Dhimitrit, me qëllim që të shërbejë si hapësirë parkimi për mjetet e besimtarëve. Kjo kishë frekuentohet çdo ditë nga banorët e zonës dhe ndodhet pranë varrezave, duke e bërë të nevojshme krijimin e një hapësire funksionale për komunitetin.
Në një prononcim për mikrofonin e TV Apollon dhe gazetarin Ndricim Gjoshi, Josifi u bëri thirrje të gjithë banorëve të fshatit që të kontribuojnë me mundësitë e tyre për mirëmbajtjen dhe vazhdimësinë e aktiviteteve fetare në Mazhaj. Ai theksoi rëndësinë që ka komuniteti dhe ruajtja e vlerave shpirtërore në këtë zonë.
Ky gjest solidariteti i Josifit është një shembull i qartë i lidhjes së ngushtë midis besimit, komunitetit dhe trashëgimisë shpirtërore që mbartin fshatrat shqiptarë.


