Mashtrimi i OneCoin: “Mbretëresha e Kriptovalutave” në kërkim nga FBI prej 7 vitesh

Ruja Ignatova, e vetëshpallura “Mbretëresha e Kriptovalutave”, vijon të jetë një nga personat më të kërkuar në botë. Ajo renditet në vendin 527 të listës së FBI-së dhe kërkohet për mashtrimin më të madh në historinë e kriptomonedhave.

Midis viteve 2014 dhe 2017, Ignatova bindi miliona investitorë të besonin në kriptomonedhën e saj, OneCoin, duke u premtuar fitime më të larta se Bitcoin. Ajo grumbulloi më shumë se 15 miliardë dollarë, përpara se mashtrimi të zbulohej.

tetor 2017, ajo hipi në një fluturim nga Sofja në Athinë dhe që atëherë është zhdukur pa lënë gjurmë. Pavarësisht kërkimeve ndërkombëtare, asnjë informacion i besueshëm për vendndodhjen e saj nuk është zbuluar.

FBI e ka përfshirë Ignatovën në listën e 10 grave më të kërkuara, duke ofruar një shpërblim prej 250 mijë dollarësh për informacionin që çon në arrestimin e saj.

Ndaj Postimin: