Martesa sekrete e Rozana Radit: Partneri që qëndron larg vëmendjes publike

Prej shumë vitesh, këngëtarja e njohur Rozana Radi ka zgjedhur ta mbajë jetën e saj private larg vëmendjes mediatike.

Ky vendim, duket se buron edhe nga dëshira e partnerit të saj, i cili qëndron larg botës së famës dhe mediave rozë. Megjithatë, dashuria e tyre e gjatë është kurorëzuar në martesë, një fakt që këngëtarja e zbuloi vetë gjatë një diskutimi në “Big Brother”.

Gjatë një debati të zjarrtë me Gjestin, Rozana shpërtheu me fjalët: “Me mua s’guxon ti.” Kur Gesti, i shtyrë nga kureshtja, e pyeti përse, ajo iu përgjigj prerë: “Jam grua e martuar, nuk afrohesh dot fare tek unë.” Kaq mjaftoi që deklarata e saj të bënte bujë dhe të konfirmonte për herë të parë martesën e saj të mbajtur sekret.

Rozana gjithmonë ka qenë e rezervuar për jetën e saj personale, ndërsa edhe miqtë e saj të afërt kanë refuzuar të zbulojnë detaje për dasmën e saj. Ajo ka pranuar se është në një lidhje dashurie prej më shumë se 10 vitesh, një marrëdhënie e fortë që është shoqëruar me disa sfida për shkak të spekulimeve në media.

Në një intervistë të mëparshme, këngëtarja rrëfeu një moment tensioni me partnerin e saj, të shkaktuar nga një artikull në gazetë. “Në një emision thashë ‘jam shumë e lumtur se jam ndarë me të dashurin,’ por ishte satirë. Pas emisionit, gazetat nisën: ‘u rilidh Rozana.’ Kjo na futi me të vërtetë në sherr, sepse ai më pyeste pse e kisha thënë. Në fakt, nuk ishim në sherr, por gazetat na futën në sherr.”

Por kush është partneri i Rozanës? Shpëtim Karakushi, një oficer policie gjyqësore, është njeriu që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares. Çifti e ka zyrtarizuar lidhjen e tyre në vitin 2018 me një fejesë, por gjithnjë kanë ruajtur privatësinë e marrëdhënies së tyre. Rozana ka treguar se partneri i saj nuk është prokuror, por punon në Prokurori dhe preferon të qëndrojë larg vëmendjes publike.

Një detaj që këngëtarja ka ndarë për partnerin është sensi i tij i humorit, që sipas saj i ngjan atij të babait të saj. Rozana dhe Shpëtimi shpesh janë fotografuar së bashku në evente të ndryshme, duke zbuluar rrallë imazhin e oficerit të policisë që e ka bërë të lumtur këngëtaren.

Pavarësisht vëmendjes mediatike dhe kuriozitetit publik, Rozana Radi ka arritur të mbrojë jetën e saj private, duke ruajtur një ekuilibër mes famës dhe marrëdhënies së saj të veçantë. Në një botë ku çdo detaj personal shpesh kthehet në titull lajmesh, kjo zgjedhje duket se është bërë me shumë kujdes dhe respekt për partnerin e saj.

Ndaj Postimin: