MALIQ – FESTA E BUKËS SË RE.

MALIQ – FESTA E BUKËS SË RE.

Një natë më parë, Bashkia Maliq organizoi, si çdo vit, Festën e Bukës së Re, një aktivitet që bashkon fermerët, banorët dhe të gjithë komunitetin e zonës.

Pas përfundimit të korrjeve dhe grumbullimit të grurit në magazinat e fermerëve, festa sjell në qendër prodhimet e reja të sezonit. Përmes këngëve, valleve dhe një panairi me produkte tradicionale, fermerët e zonës prezantojnë gatimet e përgatitura me grurin e korrur këtë vit dhe të përpunuar në mullinjtë e zonës.

Kjo festë tashmë është kthyer në një traditë të rëndësishme për Maliqin, duke ruajtur dhe promovuar vlerat e kulturës dhe gastronomisë vendase.

Atmosfera festive bëhet edhe më e veçantë gjatë sezonit veror, kur shumë emigrantë janë rikthyer pranë familjeve të tyre për pushimet. Banorët, familjarët dhe miqtë mblidhen së bashku, duke festuar një traditë që simbolizon punën, bollëkun dhe mirënjohjen për tokën.

Festa e Bukës së Re në Maliq vijon të mbetet një moment i rëndësishëm për komunitetin, ku tradita, prodhimi vendas dhe festa ndërthuren në një mbrëmje të veçantë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033