Malësi e Madhe, kamioni del nga rruga në fshatin Rrjoll, dy të lënduar jashtë rrezikut për jetën

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në Malësi të Madhe, ku një kamion ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në fshatin Rrjoll.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 16:00, shtetasi N. P., teksa drejtonte kamionin, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe, si pasojë, automjeti është rrëzuar jashtë karrexhatës.

Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P. Të dy janë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033