Malaj: Projektligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet pritet të miratohet së shpejti

Projektligji për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet pritet të miratohet së shpejti në Këshillin e Ministrave. Lajmi u bë i ditur nga ministri Petrit Malaj, i cili sqaroi se procesi i konsultimit për këtë nismë ka përfunduar.

Sipas ministrit, pas miratimit në qeveri, projektligji do të kalojë për shqyrtim në komisionet parlamentare. Ai theksoi se primi i sigurimit do të jetë i përballueshëm për qytetarët shqiptarë dhe është konceptuar në mënyrë që të mos krijojë barrë financiare.

Malaj bëri të ditur se familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike do të subvencionohen nga shteti për pagesën e primit të sigurimit. Sipas tij, ky element është përfshirë në projektligj për të garantuar mbrojtje edhe për shtresat në nevojë.

Ministri sqaroi se skema e sigurimit do të menaxhohet nga shteti dhe se sigurimi i pronave do të kryhet përmes një shoqërie aksionare shtetërore. Ai shtoi se projektligji aktual ka në fokus vetëm sigurimin nga tërmetet dhe nuk përfshin fatkeqësi të tjera natyrore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033