Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e së dielës në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Çukas, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Brenda mjetit udhëtonin bashkëshortët Bilbil dhe Xhevahire Nure, të cilët kanë pësuar plagë serioze.
Informacionet paraprake sugjerojnë se ngjarja mund të jetë shkaktuar nga një defekt në drejtimin e automjetit, pasi dyshohet për bllokim të timonit. Çifti u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe më pas u transferua drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.


