Makina u përmbys në mes të rrugës në Korçë, çifti shpëtoi me lëndime të lehta

Një aksident i papritur kishte trazuar mëngjesin në Korçë, kur një automjet “Benz” kishte goditur një mjet të parkuar dhe më pas ishte përmbysur në mes të rrugës, pranë repartit të zjarrfikëses. Brenda mjetit udhëtonte një çift bashkëshortësh.

Informacionet paraprake tregonin se drejtuesi i mjetit nuk ishte ndier mirë dhe për pasojë kishte humbur kontrollin. Për fat të mirë, të dy kishin marrë vetëm lëndime të lehta.

Policia kishte nisur hetimet në vendngjarje për të sqaruar shkakun e aksidentit, ndërsa ambulanca kishte bërë transportimin e të plagosurve drejt urgjencës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033