Një 85-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur rreth orës 14:15 në fshatin Vishocicë, në Devoll.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi me inicialet A. P., 49 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se duke lëvizur mbrapsht me automjet, ka përplasur këmbësoren A. M., e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndaj drejtuesit të mjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.