Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan pasi aksidentoi me makinë një 32-vjeçar që lëvizte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Aqif Pasha”, ku automjeti i drejtuar nga shtetasi E. P., 35 vjeç, ka përplasur biçiklistin D. K., 32 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, i plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia bëri të ditur se drejtuesi i automjetit është arrestuar në flagrancë nga specialistët e Qarkullimit Rrugor.
Materialet procedurale për rastin janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.