Lushnje, takim pune për nisjen e vitit të ri në çerdhe e kopshte, nën drejtimin e Kryebashkiakes Sefa!

Nga: Ndriçim Gjoshi

Në prag të nisjes së vitit të ri arsimor, në Bashkinë e Lushnjes u zhvillua një takim pune i rëndësishëm me drejtueset e kopshteve dhe çerdheve të qytetit, nën drejtimin e Kryebashkiakes znj. Eriselda Sefa dhe me praninë e Drejtorit të Arsimit pranë bashkisë, z. Muharrem Sharka.

Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i punës për të garantuar kushte optimale për fëmijët në institucionet parashkollore, duke u fokusuar në sigurinë, përgatitjen e stafit edukativ dhe cilësinë e procesit mësimor-edukativ.

Kryebashkiakja Sefa theksoi se në vitet e fundit Bashkia Lushnje ka investuar ndjeshëm në përmirësimin e infrastrukturës së arsimit parashkollor, me rikonstruksione dhe ndërtim godinash të reja bashkëkohore që tashmë ofrojnë ambiente të sigurta dhe të përshtatshme për zhvillimin e fëmijëve.

Z. Sharka vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me strukturat drejtuese dhe nënvizoi se falë këtij angazhimi, çerdhet dhe kopshtet në qytet janë sot në gjendje shumë të mirë akomoduese.

Takime të tilla do të vijojnë, për të siguruar monitorim të vazhdueshëm, komunikim efektiv dhe për të garantuar një vit të mbarë arsimor për më të vegjlit e qytetit.

Ndaj Postimin: