Lushnjë – Policia Bashkiake në shërbim të qytetarit !

Prej disa javësh, Policia Bashkiake e Lushnjës, me mbështetjen e institucionit të Bashkisë dhe forcave të ligjit, është rikthyer në krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve. Ky angazhim ka sjellë rritje të nivelit të pozitivitetit, besimit dhe bashkëpunimit mes institucionit dhe komunitetit.

Në një intervistë ekskluzive për TV Apollon, kryeinspektori i Policisë Bashkiake, z. Marjano Prifti, u shpreh se puna e nisur ende nuk ka përfunduar, por Policia Bashkiake është çdo ditë në funksion të ligjit dhe qytetarit.

Sipas tij, fokusi i punës ka nisur nga problematikat e parkimit, zënia e hapësirave publike, si edhe shkeljet nga tregtarët në tregjet e fruta-perimeve. Kjo nismë do të shtrihet edhe në njësitë administrative dhe fshatrat e bashkisë.

“Kushdo që ka zënë pronën publike apo ka shkelur ligjin, do të ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi. Puna jonë ka nisur dhe nuk ka kthim pas,” duke kërkuar edhe bashkpunimin me qytetarët – u shpreh kryeinspektori Prifti.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033