Lushnje: Jo më parkime falas, qytetarët duhet të paguajnë për të shmangur konfliktet.

Në qytetin e Lushnjes si në të gjithë Shqipërinë, parkimet e mjeteve, mbeten një shqetësim për qytetarët dhe për ata që drejtojnë mjetin në shumë zona dhe në rrugë kryesore hyrëse dhe në brendësi të qytetit.

Parkimet vijojnë të bllokohen më mjete rrethanore si karrige e bidona kryesisht nga bizneset duke shtuar shqetësimin e banorëve në lagje apo edhe mjete.

TV Apollon i kërkuar nga shumë qytetarë apo drejtues mjetesh shkoi pranë për të parë këtë problematikë. Duke biseduar me qytetarët ata u shprehën se institucioni i bashkisë Lushnje duhet t’i rikthehet parkingut me pagesë, me orare në rrugët kryesore të qytetit, ku çdokush të ketë mundësinë e parkimit si në çdo qytet tjetër si në Tiranë, Durrës, Elbasan etj.

Ky mendim i dhënë nga qytetarët apo drejtuesit e mjeteve, është një mënyrë për të shmangur trafikun, por gjithashtu edhe konfliktet.

Duke ofruar parking me pagesë në qytet, gjithashtu këto para mund të mblidhen në buxhetin e bashkisë Lushnje për të kryer investime në zona të tjera që i kanë të domosdoshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndaj Postimin:

Postime të tjera