Në sheshin përpara Shtëpisë së Kongresit në Lushnjë u organizua një koncert festiv me rastin e 7 dhe 8 Marsit, Ditës së Mësuesit dhe Ditës së Nënës. Aktiviteti u organizua nga Drejtoria e Kulturës pranë Bashkisë Lushnjë, nën kujdesin e veçantë të Bashkisë Lushnjë dhe kryebashkiakes Eriselda Sefa.
Sheshi u mbush me qytetarë, mësues dhe nëna që ndoqën nga afër aktivitetin festiv, i cili solli një atmosferë të ngrohtë me këngë dhe valle të interpretuara nga fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, nën koreografinë e Leonard Syziut.
Të pranishëm në aktivitet ishin edhe kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa, e shoqëruar nga nënkryetarja Maldrita Bardho, të cilat përshëndetën qytetarët në këtë festë të veçantë.
Këngët dhe vallet popullore sollën emocione dhe dashuri në këtë festë pranverore, ndërsa qytetarët dhuruan buqeta me lule për mësueset dhe nënat, duke i bërë edhe më të veçanta dy ditët e festave, 7 dhe 8 Marsin.
Aktivitetin e ndoqi nga afër kamera TV Apollon dhë gazetari N&Gj