Në Fier po ndizet sërish një debat që në pamje të parë duket identitar dhe spontan , por në thelb është thellësisht politik dhe “me porosi”: kush i drejton institucionet dhe pse kaq shumë zhurmë rreth faktit nëse drejtuesit janë apo jo fierakë. Ky debat nuk ka lindur rastësisht, as nga ndonjë shqetësim i sinqertë qytetar. Ai është produkt i një momenti politik të brishtë, ku ambicie të vjetra po kërkojnë të materializohen duke shfrytëzuar një “hall” ligjor në majë të piramidës së pushtetit.
Se pari duhet thene qe në Fier nuk ka vakum pushteti. Ajo që po ndodh nuk është mungesë drejtimi, por një përplasje e heshtur për kontroll. Pezullimi i Belinda Ballukut dhe “kusuret” ligjore te saj kane krijuar një hapësirë dhe nje mundesi , dhe pikerisht këtë hapësirë po përpiqet te shfytezoje per të dalë nga “hija” Armando Subashi.
Pas viteve të gjata të një “mbretërimi” politik dhe administrativ krejtesisht te pa-sfiduara duket se “ problmet” per Subashin dhe Administraten e tij erdhen dallge-dallge: hetimi per inceneratoret dhe parkingun ne qender prej te cilave shpetoi pa u prekur por duke sakrifikuar njerez shume te afert , thashethmet per shkelje te etikes ne pune dhe per abuzime dhe perfitime financiare, ftohesia e karakterit, mungesa e empatise qe interpretohet dhe qe edhe mund te jete dhe arrongace si dhe caktimi se fundmi I Belinda Ballukut si Drejtuese politike, e cila me nje shpejtesi gati prej prestigjatoreje, per te minimizuar kostot politike, ja faturoi Subashit te gjitha pakenaqesite e militatnteve te Ps dhe qytetareve , duke I ngarkuar ne kurriz ato qe I kishte por edhe ato qe nuk kishte dhe I tregoi kujdo qe mendonte se Subashi ish lojtar qe Partia Socialiste mund te fitonte lehte dhe bindshem ne Fier dhe pa te, duke I dhene nje goditje thuajse fatele karrires se tij politike.
I menjanuar dhe ne “internim politik”, Subashi po përpiqet të rikthehet në qendër, jo si reformator, por si alternativë stabiliteti përballë një lëkundjeje gati gati sizmike. Pyetja që shtrohet, megjithatë, është e thjeshtë: a ja vlen ky riciklim?
Pa ju ftur shume analizave te perfomaces keto 11 vite , defekteve te personalitetit apo thashethemeve dhe vetem nëse i hedhim një sy shifrave te buxhetit te bashkise per vitin 2026 , përgjigjja anon drejt “jo”.
Buxheti i Bashkisë Fier për vitin 2026 flet vetë: nga rreth 30 milionë euro, vetëm 4 milionë shkojnë për investime reale, ndërsa plot 26 milionë euro përdoren për të mbajtur vetë strukturën paga dhe shpenzime operative. Ky raport është alarmant. Ai tregon një bashki që nuk ndërton, por mbijeton; që nuk zhvillon, por vetem ushqen e kenaq vetveten.
Më problematike akoma është mënyra se si shpenzimet operative përdoren si maskë. Duke i fshehur investimet reale nën këtë zë buxhetor, krijohet një hapësirë e gjerë kontrolli dhe abuzimi: merret sa të duash, lihet sa të duash. Tenderimi, në këtë skemë, del jashtë kontrollit, sepse aty futen ndërhyrje nga Tirana, biznese qe nuk I kontrollon dot dhe qe mund te ankohen nese procesi nuk kryhet ne rregull, apo grupe që kërkojnë pjesën e tyre. Shpenzimet operative janë më të sigurta për ti kontrolluar per te te perfituar perqindje prej tyre sesa tenderat e hapur.
Dhe kjo skemi ka 11 vjet qe vazhdon e patrazuar dhe e pa hetuar
Kjo tregon se Subashi vazhdon të jetë i njëjti drejtues që ka qenë këto 11 vite, opportunist qe mundohet te kapitalizoj sa me shume personalisht , politikisht dhe financiarisht nga pozicioni.
Ne kete moment, shqetesimi I tij I vetem eshte si te vazhdoje ta beje kete per nje kohe sa me te gjate dhe mesa duket eshte ambicioz dhe I forte mjaftueshem qe te mos kete ndroje te imponohet.
Në këtë sfond shpërthen edhe narrative mesa duket e orkestruar se “Fieri nuk drejtohet nga fierakët”.
Faktet tregojnë se një pjesë e madhe e drejtuesve kryesorë në Fier janë nga vetë qarku. Por problemi real nuk është origjina gjeografike e drejtorëve – problemi është përjashtimi institucional i Fierit në nivel qendror, humbja e peshes eknomike dhe ndalja e zhvillimit
Këtu qëndron paradoksi i madh: Fieri është bastion elektoral i mazhorancës, prodhon 12 mandate parlamentare, por nuk prodhon ministra, zëvendësministra apo drejtues të rëndësishëm kombëtarë. Ai shërben si rezervuar votash, jo si burim pushteti. Importon drejtues, por nuk eksporton asnjë.
Nga pikëpamja e zhvillimit dhe rëndësisë financiare, megjithë investimet që kanë ardhur në qytet, ato janë te pakta dhe nuk arrijnë të krijojnë progres dhe bollëk. Korporata Jura, fotovoltaikët, Albpetrol dhe Bankers janë shumë pak për të kënaqur nevojat për punë, para dhe zhvillim të fierakëve. Edhe projekti i bregdetit të Semanit, që pritet të fillojë, është sërish vepër oligarkësh dhe maksimumi që mund të pretendojnë fierakët është të jenë argatë të mirëpaguar.
Ardhja si drejtuese politike e Belinda Ballukut, përveç “kusureve” që ka me drejtësinë – dhe është drejtësia ajo që merret me to – nga pikëpamja e aksesit në fonde, investime dhe mundësi zhvillimi, mund t’i jepte Fierit një impuls të fortë pozitiv.
Në këtë klimë, perpekja e Subashit për të dalë nga “internimi politik” lidhet drejtpërdrejt me fatin e Belinda Ballukut. Ende nuk dihet nëse Balluku do të përqendrohet në betejën e saj personale duke injoruar Partine Sociliste te Fierit dhe duke e lene serish ate ne dore te Subashit, apo do te mund edhe te merret me hallet e saj edhe te eleminoje nje here e mire influcen dhe te nxjerre ne pension Subashin ne Fier.
Por një gjë është e sigurt: Fieri nuk ka nevojë për riciklime, as për narrativa të rreme identitare. Ka nevojë për investime reale, transparencë buxhetore dhe drejtim që shkon përtej mbajtjes së pushtetit për perfitime personale dhe stanjacion ekonomik dhe zhvillimor.
Kushdo që tenton të rikthehet duke shfrytëzuar “kusurin” e tjetrit, pa ofruar një ndryshim real, thjesht po shtyn përpara të njëjtin model qe tregoi keto 11 vjet jo vetem qe nuk ishte eficent dhe zhvillues por e shendrroi Fierin nga qytet ne qyteze.