Liqeni i Pogradecit prej gjashtë vitesh gëzon statusin e Trashëgimisë Botërore në UNESCO dhe kërkon vëmendje për ruajtjen e tij të përhershme.
Një nga perlat më të rralla të natyrës shqiptare dhe të Ballkanit, Liqeni i Pogradecit, është njohur ndërkombëtarisht si pasuri e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO që prej gjashtë vitesh. Ky status i lartë nuk është vetëm një vlerësim, por edhe një detyrim për të gjithë ne që ta mbrojmë, ta ruajmë dhe ta trashëgojmë më tej.
Liqeni është një ekosistem i lashtë dhe i pazëvendësueshëm, me një biodiversitet të pasur që përfshin specie të rralla, të cilat jetojnë vetëm në këtë zonë. Vlerat e tij natyrore, kulturore dhe historike e bëjnë këtë liqen një thesar që i përket jo vetëm Shqipërisë, por gjithë njerëzimit.
Përballë sfidave që lidhen me ndotjen, ndërhyrjet e pakontrolluara dhe mungesën e ndërgjegjësimit mjedisor, është jetike të marrim masa të menjëhershme. Çdo hedhje mbeturinash, çdo ndërtime të paligjshëm apo aktivitet i pakujdesshëm përbën një rrezik real për këtë pasuri të çmuar.
Çelësi i mbrojtjes së liqenit qëndron në ndërgjegjësimin e komunitetit dhe përfshirjen e brezave të rinj në edukimin mjedisor. Është detyrë e përbashkët të kuptojmë se mbrojtja e këtij liqeni fillon nga veprimet tona të përditshme.
Thirrja për të ndaluar ndotjen dhe për të ushtruar kujdes ndaj mjedisit nuk duhet të mbetet vetëm një slogan festiv. Është një përgjegjësi e përhershme, që kërkon përkushtim të vazhdueshëm nga qytetarët, institucionet dhe vizitorët.
Pogradeci është një dhuratë që natyra i ka bërë vendit tonë. Ta ruajmë këtë trashëgimi të rrallë jo vetëm për ne, por edhe për brezat që do të vijnë. Sepse një liqen i pastër sot, është një jetë më e shëndetshme nesër.
Gazetar: Ndriçim Gjoshi