Librazhd–Pogradec mbetet i bllokuar, Kozeli: 9 eskavatorë dhe 22 kamionë në terren, projekti alternativ në 2-3 ditë

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, ka folur për situatën në aksin Librazhd–Pogradec, i cili prej një jave vijon të jetë i bllokuar për shkak të dëmtimeve në segmentin rrugor.

Sipas tij, në terren po operojnë 9 eskavatorë dhe 22 kamionë, të angazhuar për stabilizimin e zonës dhe rikthimin e qarkullimit.

Kozeli bëri me dije se gjatë mbrëmjes është përfunduar devijimi i shtratit të lumit, i cili rrezikonte linjën hekurudhore. Ai shtoi se është përfunduar edhe ndërhyrja për dëmtimin e një shtylle elektrike.

Sipas drejtuesit të ARRSH-së, projekti për ndërtimin e një rruge alternative, me gjatësi të parashikuar rreth 1.3 kilometra, pritet të shpallet brenda 2-3 ditëve, pasi projektuesit të dorëzojnë dokumentacionin përkatës.

“9 eskavatorë prezentë, 22 kamionë, gjatë mbrëmjes ka përfunduar devijimi i trupit lumor që godiste hekurudhën. Projekti ka nisur sepse pjesë e masave për fillimin e tij është edhe devijimi i trupit lumor”, u shpreh Kozeli.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033