Libofshë, përmbyset traktori dhe zë poshtë fermerin—62-vjeçari humb jetën në vend

Në Libofshë të Fierit, një 62-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në arën e tij, pas një aksidenti me traktor. Burimet e para bëjnë të ditur se mjeti bujqësor është përmbysur dhe e ka zënë poshtë viktimën, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.

Efektivët e policisë kanë shkuar në vendngjarje menjëherë pas njoftimit dhe kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes. Sipas informacionit paraprak, ngjarja duket të jetë rezultat i një aksidenti gjatë procesit të punimeve bujqësore.

Ndaj Postimin: