Një 21-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri në brez.
Sipas njoftimit të Policisë, i riu u ndalua në lagjen “28 Nëntori” të qytetit, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një person që qarkullonte i armatosur.
Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit me inicialet E. M., shërbimet e Policisë i gjetën në brez një pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, 21-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.