Një efektiv i Policisë së Shtetit është lënduar gjatë incidenteve të zhvilluara përpara godinës së Kuvendit dhe është transportuar me autoambulancë drejt spitalit.
Autoambulanca ka mbërritur në zonë dhe ka marrë efektivin me barelë, ndërsa forcat e policisë vijojnë të qëndrojnë të pozicionuara në perimetrin e sigurisë.
Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të efektivit të lënduar.
Situata përpara Kuvendit mbetet nën kontrollin e forcave të rendit.