Punonjësit e Bankers Petroleum Albania do të realizojnë një tubim paqësor sot, në orën 12:00 përballë zyrave të shoqërisë në Marinëz.
Ky tubim është iniciativë e Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur dhe ka për qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë Bankers për të dëgjuar dhe marrë në konsideratë kërkesat e punonjësve.
Nëpërmjet këtij tubimi, punonjësit kërkojnë një vëmendje më të madhe ndaj shqetësimeve të tyre, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe trajtimin e drejtë në marrëdhëniet me kompaninë. Ky tubim është një mundësi për të nxitur dialogun mes punonjësve dhe drejtuesve të shoqërisë, për të siguruar që kërkesat e tyre të merren parasysh.
Për këtë ngjarje është informuar edhe policia, sipas procedurave ligjore, për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të saj. Organizatorët e tubimit kanë garantuar se ai do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe të përpiktë, pa penguar normalitetin e aktiviteteve të tjera të shoqërisë.
Nëse ky tubim përbën interes për ju, jeni të ftuar të merrni pjesë dhe të jeni prezent përballë zyrave të shoqërisë Bankers në Marinëz.
Për më shumë informacion, mund të kontaktoni me Kryetarin e Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur, Dritan Shahu, në numrin e celularit: 0693928395.
Njoftimi zyrtar
Përshëndetje urojmë të jeni mirë,
Ju informojmë se nesër më datë 01.05.2025, ora 12:00, punonjësit e shoqërisë së Naftës “Bankers Petroleum Albania” do të dalin në një tubim paqësor, përballë zyrave të shoqërisë në Marinëz.
Tubimi organizohet nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur dhe ka për qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë Bankers për të dëgjuar dhe marrë në konsideratë kërkesat e punonjësve.
Nëse përbën interes për ju, ju mirëpresim përballë zyrave të shoqërisë Bankers, në Marinëz. (Për tubimin është lajmëruar edhe policia sipas përcaktimeve ligjore).
Me respekt,
Dritan Shahu
Kryetar
Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Cel: 0693928395