Lahuta shqiptare është futur zyrtarisht në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO dhe është klasifikuar si element që kërkon mbrojtje të menjëhershme. Ky vlerësim e rendit instrumentin tradicional ndër simbolikat më të rëndësishme të identitetit kulturor shqiptar dhe njeh nevojën për ruajtjen e tij përballë rrezikut të zhdukjes.
Vendimi i UNESCO-s nënvizon rëndësinë historike dhe artistike të lahutës, si edhe rolin e saj në transmetimin e rrëfimeve epike dhe traditave gojore ndër breza. Përfshirja në listën e mbrojtjes urgjente pritet të hapë rrugën për projekte dhe politika të posaçme për ruajtjen, promovimin dhe rikthimin e praktikës së lahutës në jetën kulturore të komuniteteve shqiptare.


