Lagështira dhe shpejtësia shkaktojnë aksident në Elbasan–Shushicë, rruga e bllokuar për një orë

Një aksident rrugor ka shkaktuar probleme serioze në qarkullim në aksin Elbasan–Shushicë, ku një automjet ka dalë nga kontrolli dhe drejtuesi i tij ka mbetur i plagosur.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë, e shoqëruar me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Për pasojë, rruga është bllokuar për gati një orë, duke krijuar trafik të rënduar dhe vonesa për drejtuesit e mjeteve që lëviznin në këtë segment.

I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore, ndërsa Policia ka ndërhyrë për menaxhimin e situatës dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033