Kurti në përvjetorin e Pavarësisë: Kontributi i ish-krerëve të UÇK-së është i çmuar

Në kuadër të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti përfshiu në fjalën e tij edhe çështjen e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, ndërsa në Prishtinë është paralajmëruar një manifestim popullor në mbështetje të tyre.

Në mbledhjen solemne të organizuar për këtë përvjetor, Kurti vlerësoi rolin e ish-drejtuesve të UÇK-së në procesin e çlirimit dhe pavarësimit të vendit, duke theksuar se kontributi i tyre është i çmuar dhe se historia do të bëjë gjykimin e drejtë.

Ai u shpreh se shteti, Pavarësia dhe Kushtetuta janë të reja, por gjuha, kultura dhe populli janë të lashtë. Sipas tij, Republika qëndron mbi vlerat e lirisë, demokracisë, barazisë, drejtësisë, prosperitetit dhe përfshirjes, duke garantuar barazi para ligjit për çdo qytetar, pa dallim gjuhe, etnie, feje apo prejardhjeje.

Kryeministri theksoi se ky vit i Pavarësisë përkon me fillimin e mandatit të ri qeverisës. Ai nënvizoi se punët që presin institucionet janë të shumta, ndërsa qëllimet mbeten të larta, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë maksimalisht për forcimin e shtetit. Sipas tij, kabineti qeveritar është vetëm instrument në realizimin e këtyre synimeve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033