Kurban Bajrami ne Fier, qindra besimtare ne sheshin qendor falin namazin, myftiu Azizolli: Besim ne kohe te veshtira, sot ashtu si ne kohen e Ibrahimit kemi nevoje per besim te sinqerte qe nuk ndryshon sipas interesave
Falja e namazit te Kurban Bajramit ne Fier u krye ne sheshin qendror. Qindra besimtare ndoqen ligjeratat e rastit nga myftiu i Fierit Mikel Azizolli dhe imami i xhamise se Libofshes Kanani pas flajes se namazit. Duke perkujtuar profetin Ibrahim dhe duke bere analogji me ditet e sotme, myftiu Azizolli tha se edhe sot ashtu so ne kohen e Ibrahimit, besimi ne Zot perballet me sfida dhe veshtiresi. Sipas Azizollit sot kemi nevoje pikerisht per ate devocion qe kishte profeti Ibrahim ndaj Krijuesit, besim te sinqerte qe nuk ndryshon sipas interesit
Kurse imami i xhamise se Libofshes, Albert Kanani iu referua shpalljes se vargjeve te para te Kuranit te Shenjte dhe atyre te fundit, qe pwrkojnw mw festen e Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit. Dija dhe shkenca wshtw mwnyra se si Zoti i tregon rrugwn e progresit dhe begatisw njw populli duke i referuar vargut tw parw qw iu shpall profetit Muhamed: Lexo, me emrin e Zotit twnd
Festa e Kurban Bajramit paraprihet nga dita e Arafatit ne te cilen besimtaret qe nuk shkuan ne Haxh, agjerojne dhe shtojne adhurimet ndaj Zotit. Me pas behet therja e kurbanwve te cilet ofrohen per te varferit krahas pakove me ushqime.