Kufizime në furnizimin me ujë në Fier për shkak të rritjes së prurjeve të Vjosës

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier sh.a ka njoftuar për kufizime në furnizimin me ujë në Njësinë Administrative Fier, si pasojë e situatës së krijuar nga prurjet e shtuara të lumit Vjosë dhe rritja e nivelit të ujërave nëntokësore.

Sipas njoftimit zyrtar, presionet e krijuara nga kjo situatë kanë ndikuar në disa prej puseve që furnizojnë zonën, duke sjellë vështirësi në garantimin e furnizimit normal me ujë të pijshëm. Për këtë arsye, kufizimet do të nisin nga ora 16:00 dhe do të vijojnë deri në një njoftim të dytë.

Autoritetet bëjnë me dije se ekipet teknike të Ujësjellës-Kanalizimeve Fier ndodhen në terren dhe po punojnë për stabilizimin dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033