Një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore ka nisur në Bashkinë e Kuçovës, me rikualifikimin e rrugës Vodëz–Krekez. Projekti pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen dhe të rrisë sigurinë për banorët e zonës.
Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari u shpreh se ky është vetëm një nga projektet që do të konkretizohen gjatë vitit 2026, me fokus përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Punimet ecin përpara dhe shumë projekte të tjera na presin për Kuçovën”, u shpreh ai.
Por edhe në këto ditë të vështira, ku Bashkia Kuçovë është prekur nga situata e përmbytjeve si pasojë e zbrazjes së hidrocentralit të Devollit, kryebashkiaku Kreshnik Hajdari ka qenë në çdo moment pranë qytetarëve të tij. Ai ka mobilizuar gjithë arsenalin institucional për të qenë në ndihmë të banorëve, duke koordinuar strukturat përkatëse dhe duke ndjekur nga afër problematikat në terren. Angazhimi i tij ka qenë i vazhdueshëm për të minimizuar dëmet dhe për t’u gjendur pranë çdo familjeje të prekur.