Kuçovë: Ndezja e dritave shumëngjyrëshe sjell atmosferën festive në qytetin e naftëtarëve! !

Muaji dhjetor ka nisur me ngjyra, dritë dhe gëzim edhe në qytetin e Kuçovës, ku është ndezur zyrtarisht pema e Krishtlindjes dhe e Vitit të Ri në parkun rekreativ.

Nën kujdesin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, qyteti është transformuar vit pas viti, jo vetëm në pamje festive, por edhe në funksion të përmirësimeve në çdo aspekt të jetës institucionale dhe komunitare.

Dritat shumëngjyrëshe dhe dekorimet elegante kanë sjellë atmosferën e ngrohtë të festave në qendër të qytetit, ku çdo mbrëmje qytetarët dhe fëmijët gëzojnë nën hijen e pemës së ndriçuar.

Kjo nisëm simbolizon përkushtimin e Bashkisë Kuçovë për ta kthyer qytetin në një hapësirë mikpritëse dhe festive për të gjithë banorët.

Përtej dekorit festiv, kjo atmosferë është edhe një mesazh shprese, solidariteti dhe afrimiteti mes komunitetit. Familjet, të rinjtë dhe fëmijët e Kuçovës po e shijojnë këtë dhjetor ndryshe, me më shumë gjallëri dhe emocion. Nën ritmet e muzikës dhe ndriçimin magjik, qyteti ka rifituar shpirtin e festave. Kuçova shkëlqen jo vetëm nga dritat, por edhe nga dashuria për jetën dhe komunitetin.

Nga Ndricim Gjoshi !

Ndaj Postimin: