Kryeministri Edi Rama në Vlorë, inspekton punimet në ‘Lungomare 4’

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar shëtitoren bregdetare në Vlorë, Lungomare 4, e cila është ende një kantier ndërtimi dhe pritet të përfundojë në mes të muajit maj.

I shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini dhe Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, Rama e cilësoi si një projekt e rëndësi të veçantë për zhvillimin turistik të qytetit, duke nënvizuar se përmirësimi i infrastrukturës duhet të shoqërohet me zgjerimin e hapësirave të parkimit, për t’iu përgjigjur rritjes së numrit të turistëve.

Kjo pjesë e Lungomares është me një gjatësi prej 500 metrash dhe me një gjerësi rreth 7 metra, nga zona e portit në plazhin e vjetër, ndërsa për biçikletat është parashikuar një korsi e veçantë prej 2 metrash.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033