Situata e përkeqësuar nga dalja e lumenjve nga shtrati ka përfshirë edhe territorin e Bashkisë Kuçovë, ku përmbytjet kanë dëmtuar toka bujqësore, stalla bagëtish, sera dhe plantacione. Shkarkimet nga hidrocentrali i Banjës dhe moti i keq kanë sjellë një situatë të rënduar për shumë familje në zonë.
Në terren, qysh në orët e para, kanë qenë punonjësit dhe drejtuesit e Bashkisë Kuçovë, përfshirë edhe kryebashkiakun Kreshnik Hajdari, i cili qëndroi pranë banorëve për t’u dhënë mbështetje dhe për të koordinuar ndërhyrjet. Punimet për rikthimin e normalitetit vijojnë me intensitet, me angazhimin e mjeteve dhe strukturave të bashkisë. Kamera tv Apollon ju drejtua!
Z. Hajdari, si e vlerësoni reagimin e institucioneve vendore përballë situatës së krijuar nga përmbytjet në Bashkinë Kuçovë dhe çfarë masash konkrete janë marrë për të ndihmuar banorët e prekur?
Duke u shpreh për mokrofonin e TV Apollon se Bashkia Kuçovë do të vazhdojë të qëndrojë pranë qytetarëve në çdo hap, duke u ofruar ndihmën e nevojshme për përballimin e pasojave të kësaj fatkeqësie natyrore.