Krujë, arrestohet 39-vjeçari i dyshuar për kultivimin e 136 bimëve narkotike

Një 39-vjeçar është arrestuar nga shërbimet e Policisë së Krujës, nën dyshimin se ka kultivuar bimë narkotike gjatë vitit të kaluar. Për të dyshuarin, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas të dhënave zyrtare, arrestimi është kryer pas kontrolleve dhe veprimeve operative të zhvilluara për lokalizimin e personave të kërkuar për vepra penale. Në këtë kuadër, është ndaluar shtetasi me inicialet A. H., 39 vjeç.

Nga hetimet paraprake rezulton se gjatë muajit maj të vitit të shkuar, ai dyshohet se ka kultivuar 136 bimë narkotike në territorin e fshatit Ranxë, në zonën e Fushë-Krujës. Veprimtaria e dyshuar është dokumentuar nga organet ligjzbatuese, duke çuar në ekzekutimin e masës së sigurisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033