Kristof Leribo emërohet drejtor i ri i Luvrit mes krizash të njëpasnjëshme

Franca ka emëruar Kristof Leribo si drejtorin e ri të Muzeut të Luvrit, duke e zhvendosur nga drejtimi i Pallatit të Versajës. Emërimi vjen në një moment të vështirë për institucionin më të vizituar muzeal në botë, i përballur me probleme sigurie, tensione të brendshme dhe skandale financiare.

Sipas një zëdhënëseje të qeverisë franceze, Leribo do të ketë si prioritet projekte madhore që lidhen me forcimin e sigurisë dhe modernizimin e infrastrukturës së muzeut.

Ish-drejtoresha Laurence des Cars dha dorëheqjen, e cila u pranua nga presidenti Emmanuel Macron, pas kritikave të forta që pasuan grabitjen e tetorit. Në atë incident u zhdukën bizhuteri me vlerë rreth 102 milionë dollarë, duke nxjerrë në pah mangësi serioze në sistemin e sigurisë.

Përveç kësaj, Luvri është përballur me greva të stafit lidhur me pagat dhe kushtet e punës, probleme me rrjedhje uji në ambientet e muzeut, si dhe me një hetim për mashtrim me bileta. Sipas dyshimeve, ky mashtrim ka shkaktuar humbje mbi 10 milionë euro gjatë një dekade.

Emërimi i Leribos shihet si një përpjekje për të rikthyer stabilitetin dhe besimin publik në një nga simbolet kulturore më të rëndësishme të Francës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033