Kristo Papa nje “rembythje”. Gdhihet socialist e ngryset fashist. Ja si doktori nga Londra u be kandidat i Partise Anti-Shqiptare.

Nga “heroi i avionëve” dhe kandidat i Ramës te ekstremi i djathtë: metamorfoza politike e Kristo Papës

E mbani mend heroin Kristo Papa? Mjekun shqiptar në Londër që prodhonte lajme sa herë sëmurej dikush në avion, që shfaqej si superman në çdo emergjencë dhe që ishte gati të bëhej deputet me Ramën? Pas momentit kur kryeministri i ktheu shpinën dhe pasi iu zbeh imazhi si “bamirës i shqiptarëve në Angli”, Kristo Papa tani ka vendosur të kandidojë me Nigel Farage, si anëtar i këshillit bashkiak të Londrës. Po, po — si kandidat i ekstremit të djathtë, me partinë anti-emigracion, e cila nuk ka kursyer as retorikën kundër shqiptarëve.

Me këtë zell për t’u marrë me politikë, mbetet për t’u parë cili do të jetë hapi i radhës për Kristo Papën, që mesa duket profesionin e mjekut e ka më shumë fasadë se sa identitet, një mbulesë për ambicien e tij të madhe politike. Pavarësisht mungesës së prirjeve dhe bindjeve të qarta, ai ka kaluar majtas e djathtas brenda një viti pa asnjë vështirësi.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033