Krimi i tmerrshëm në Zvicër, shqiptari vret gruan dhe veten, shpërthen shtëpinë me granatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku një 42-vjeçar shqiptar ka qëlluar për vdekje gruan e tij 38-vjeçare dhe më pas ka kryer aktin e tragjik, duke shpërthyer shtëpinë me granatë. Autori, Ramiz Berisha, kishte një të kaluar të dhunshme me bashkëshorten e tij dhe kishte kaluar kohë në burg për akuzat e dhunës në familje.

Përveç aktit të vrasjes, dyshohet se Berisha kishte përdorur një granatë për të shpërthyer shtëpinë pas ngjarjes. Ky veprim ka shtuar dyshimet se ky krim ka qenë i planifikuar dhe i përgatitur me kujdes. Ngjarja ka ndodhur pas daljes së tij nga burgu, vetëm pak kohë pas dënimit të tij për dhunë në familje.

Krimi ka ndodhur në fshatin Epagny në Zvicër, ku Berisha dhe gruaja e tij kishin katër fëmijë të mitur. Fatmirësisht, fëmijët nuk ishin të pranishëm gjatë incidentit tragjik. Pas vrasjes së bashkëshortes, Berisha ka ndezur zjarrin në shtëpinë e tij, ku janë gjetur trupat e të dy viktimave.

Një ngjarje e tillë ka tronditur komunitetin, dhe autoritetet janë duke kryer hetime të hollësishme për të zbardhur shkaqet dhe detajet e tjera të krimit.

Ndaj Postimin: