Krim xhelozie në mes të Tiranës/ Ngacmimet ndaj gruas çuan në vrasjen me thikë të Egli Pashollarit, çifti e kërkoi në lokal dhe e goditi për vdekje

Detaje tronditëse po dalin në dritë nga vrasja e Egli Pashollarit në zonën e ish-parkut në Tiranë, një ngjarje që, sipas hetimeve paraprake, ka në themel xhelozinë dhe konfliktet e vazhdueshme për ngacmime.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 31-vjeçari dyshohet se prej kohësh ngacmonte gruan e autorit, e cila punonte si shitëse në një market pranë vendit ku ndodhi krimi. Ajo i kishte rrëfyer bashkëshortit për sjelljen e përsëritur të viktimës, duke e kthyer situatën në një konflikt të hapur.

Rreth orës 15:40, Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij janë nisur drejt lokalit ku ndodhej Pashollari. Përplasja ka degraduar me shpejtësi dhe 31-vjeçari është goditur me thikë, duke humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Pas sulmit, çifti është larguar me automjetin e Buçpapës. Pak minuta më vonë, ata kanë braktisur makinën dhe kanë marrë një taksi drejt banesës së tyre në zonën e Sharrës.

Sapo mbërritën në shtëpi, Buçpapaj është zhdukur dhe aktualisht është në arrati, ndërsa forcat e policisë vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Gruaja e tij, e cila është marrë në pyetje, ka deklaruar se viktima e ngacmonte vazhdimisht. Edhe prindërit e autorit, sipas burimeve, kanë mbështetur të njëjtin version. Ajo është lënë e lirë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033