Kreu i PD-së Sali Berisha vizitë “blic” në Berlin, takime në Bundestag

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një vizitë pune në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin. Lajmi i kësaj vizite “blic” u bë i ditur nga vetë kryedemokrati Berisha me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”.
Gjatë qëndrimit atje, Berisha thotë se mori pjesë në aktivitetin jubilar të Qarkut Parlamentar të Ndërmarrjeve të Mesme (PKM) të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman dhe zhvilloi një sërë takimesh me personalitete të rëndësishme të politikës gjermane.

Gjatë bisedimeve me deputetë dhe zyrtarë të lartë të CDU-së, Berisha thotë se ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, ndërsa i ka njohur bashkëbiseduesit me atë që e cilësoi si krizën e thellë që po kalon vendi nën qeverisjen e Edi Rama.

Sipas tij, në qendër të diskutimeve kanë qenë edhe protestat e të rinjve shqiptarë dhe, siç u shpreh ai, qëndrimi cinik i “narkoqeverisë” ndaj kërkesave të tyre

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033