Kosova hyn në fushatë: partitë nisin garën drejt zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Fushata për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës ka filluar zyrtarisht, duke hyrë në një periudhë intensive deri më 28 dhjetor, kur mbyllet një minutë para hapjes së qendrave të votimit në orën 07:00. Megjithëse starti zyrtar ishte caktuar për 17 dhjetorin, subjektet politike kishin nisur takimet elektorale edhe më herët.

Lëvizja Vetëvendosje hap fushatën në Mitrovicë, Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë. Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar takime elektorale në Istog.

Në garë marrin pjesë 24 subjekte të certifikuara: 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Ndaj Postimin: