KONTROLLI I HIGJIENËS DHE SIGURISË NË KOPSHTIN “LULET E JETËS”NE ROSKOVEC.

Kontrolli dhe verifikimi i kushteve të higjienës, sigurisë dhe shërbimeve që lidhen me përgjegjësitë e bashkisë në institucionet parashkollore, kanë qenë në fokus të vizitës së kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, në kopshtin publik “Lulet e Jetës” të qytetit.
E shoqëruar nga përgjegjësi i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Bashkisë Roskovec, kryebashkiakja është njohur nga afër me kushtet dhe problematikat që lidhen me funksionimin e kopshtit, me një vëmendje të veçantë ndaj higjienës dhe sigurisë së ujit, si një element i rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve.
Gjatë vizitës, ajo u takua me drejtuesen, edukatoret dhe vogëlushët e kopshtit, duke parë nga afër mjediset dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve për fëmijët.Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, theksoi se institucionet vendore duhet të jenë në shërbim të qytetarëve në çdo kohë dhe në çdo pjesë të territorit të bashkisë, ndërsa kontrolli dhe monitorimi i shërbimeve mbeten pjesë e përgjegjësisë së pushtetit vendor.

Vizita e kryetares se bashkise Rokosvec Majlinda Bufi nuk ishte thjesht një vizitë protokollare e kryetares, por një kontroll konkret institucional per
depozitat e ujit, procesin e klorifikimit, si dhe mjediset e kuzhinës dhe higjienës, me synimin për të verifikuar kushtet dhe funksionimin e tyre.
Takimi me fëmijët u shoqërua me momente të ngrohta dhe plot dashuri. Përshëndetjet, buzëqeshjet dhe komunikimi me vogëlushët i dhanë një tjetër dimension vizitës, duke sjellë në vëmendje se pas çdo kontrolli dhe shërbimi institucional qëndron përgjegjësia për krijimin e një mjedisi sa më të sigurt, të pastër dhe të përshtatshëm për fëmijët.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033