Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosje të rëndë dhe arrestime në qytetin e Gramshit, ku Policia ka vënë në pranga tre persona të përfshirë në ngjarje.
Sipas të dhënave zyrtare, babë e bir, shtetasit R. D., 51 vjeç, dhe R. D., 27 vjeç, janë arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me sende të forta shtetasin K. T., 34 vjeç. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, Policia arrestoi edhe 34-vjeçarin K. T., pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka kanosur me thikë njërin nga të arrestuarit. Mjeti prerës u sekuestrua në vendngjarje si provë materiale.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 51-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një send multifunksional, i cili u sekuestrua dhe do t’i nënshtrohet ekspertimit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 4 janar 2026, në zonën e njohur si “Departamenti i Bujqësisë” në Gramsh. Policia bëri të ditur se ndërhyrja e menjëhershme shmangu pasoja më të rënda.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Elbasanit, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.