Konflikt mes drejtuesve të mjeteve përfundon me vdekje në aksin Mamurras–Fushë Krujë, arrestohet 28-vjeçari

Një konflikt mes dy drejtuesve të mjeteve ka përfunduar me humbje jete në orët e para të mesnatës në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë mbikalimit të fshatit Bushnesh.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Petrit Ndou, rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra gjatë konfliktit.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është arrestuar në flagrancë shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras. Arrestimi u krye nga shërbimet e Policisë menjëherë pas ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur në një rrugicë që shërben si dalje nga autostrada Milot–Fushë Krujë drejt fshatrave Bushnesh, Dukagjin dhe Thumanë, si edhe si hyrje nga këto zona drejt autostradës. Dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë pretendimi për hapjen e rrugës, të cilën secila palë e ka kërkuar nga tjetra.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033