Kolegu i tij u vra, vetë u plagos rëndë gjatë operacionit për arrestimin e të shumëkërkuarit, polici i Shqiponjave pritet të dërgohet te Trauma me helikopter.

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Maliq, ku gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim, u vra një polic dhe u plagos kolegu i tij. Mësohet se ky i fundit, Edison Adri, ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se polici i Shqiponjave si fillim është transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa mjekët po e bëjnë gati që ta transportojnë atë me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Personi që kërkohej, Violand Bracellari, ishte në kërkim për drogë, ndërkohë që ai rezulton me precedentë penalë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033