Koçiu flet nga QSUT: 16 policë me djegie nga protesta, priten referime të tjera

Bilanci i protestës së sotme përfshin 16 punonjës policie të lënduar, të cilët po trajtohen në strukturat kryesore spitalore të vendit.

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, e pranishme në QSUT, deklaroi se efektivët kanë pësuar dëmtime dhe djegie të konsiderueshme gjatë përplasjeve të ndodhura në protestë. Ajo paralajmëroi se numri i të lënduarve mund të rritet, ndërsa vijojnë referimet nga terreni.

“Sot janë 16 punonjës policie që po marrin trajtim mjekësor. Janë dëmtuar dhe kanë pësuar djegie të konsiderueshme”, tha Koçiu.

Ministrja e cilësoi dhunën si të qëllimshme dhe deklaroi se protesta u shndërrua në sulm ndaj forcave të rendit. Sipas saj, informacionet flasin edhe për lëndime të gazetarëve gjatë zhvillimeve.

“Qëllimi i vetëm i protestës së sotme ishte goditja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, deklaroi Koçiu, duke kërkuar që autorët e dhunës të vihen përpara përgjegjësisë ligjore.

Ajo theksoi se e drejta për të protestuar është e garantuar, por nuk mund të ushtrohet përmes dhunës, dhe se respektimi i ligjit dhe institucioneve është i domosdoshëm.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033