Koçiu dhe Dhima në terren pranë lumit Seman, verifikohet gjendja dhe gatishmëria për mbrojtjen e zonave të banuara

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, së bashku me deputeten e Qarkut Fier, Antoneta Dhima, ishin në terren përgjatë lumit Seman, ku verifikuan nga afër gjendjen aktuale dhe ndërhyrjet e kryera për përballimin e rreziqeve të mundshme.

Gjatë inspektimit u konstatua se vëmendja kryesore është përqendruar te mbrojtja e zonave të banuara dhe garantimi i sigurisë së qytetarëve. Strukturat e emergjencave civile, në bashkëpunim me autoritetet vendore, janë të angazhuara dhe në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë në rast se situata paraqet problematika në zona të caktuara.

Sipas autoriteteve, ndërhyrjet do të kryhen pa vonesa për të parandaluar dëme dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive çdo rrezik që mund të lindë përgjatë shtratit të lumit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033