Klos: Makina bie në përrua dhe përmbytet, dyshohet për humbjen e jetës së një personi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Klos, ku një automjet ka rënë në një përrua dhe është përmbytur, duke ngritur dyshime se si pasojë e aksidentit një person mund të ketë humbur jetën.

Nga mjeti i përmbytur është nxjerrë një person i plagosur, i cili është shpëtuar nga automjeti pas ndërhyrjes në vendngjarje. Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara lidhur me gjendjen e personit tjetër që dyshohet se ndodhej në mjet.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij aksidenti të rëndë. Hetimet vijojnë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033