Klodjan Braho zgjidhet drejtues i ri i SPAK, zbardhet votimi i anëtarëve të KLP

Klodjan Braho është emëruar sot drejtues i Prokurorisë së Posaçme, pasi mori shumicën e votave në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Braho u mbështet nga shtatë anëtarë të KLP, duke lënë pas tre kandidaturat e tjera në garë.

Adnan Xholi siguroi tre vota, Elvin Gokaj mori një votë, ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

Më poshtë renditet votimi i plotë i njëmbëdhjetë anëtarëve të KLP:

Sokol Stojani votoi për Xholin
Moisi Duda votoi për Brahon
Olger Eminaj votoi për Brahon
Erind Merkuri votoi për Xholin
Mirela Bogdani votoi për Brahon
Vate Staka votoi për Xholin
Ledina Riza votoi për Brahon
Erind Germenji votoi për Brahon
Zeqir Hoda votoi për Brahon
Arta Mandro votoi për Brahon
Erion Fejzulla votoi për Gokajn

Me këtë votim, Klodjan Braho merr drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Ndaj Postimin: